Mbahet finalja e kuizit tё diturisё ”Ti je pjesë e atdheut”

Organizuar nga Ministria e Diasporёs, nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisё “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjёn pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё,  histori dhe gjeografi.

Përmes këtij kuizi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë  me vullnet dhe pa u lodhur.

Nga kjo garë, fitues doli grupi i nxënësve të shkollës shqipe nga Gjermania.
Finalja e kuizit u pёrshkua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili, pasi u uroi suksese nxënësve garues, i përshëndeti mësuesit  nga diaspora, duke thënë: “Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe  në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e  në shumë shtete të botës. Dhe ne si ministri  po bëjmë përpjekje që aq sa kemi mundësi, duke i inkuadruar edhe institucionet e tjera si të Kosovës, po ashtu edhe ato të Shqipërisë,  t’u qëndrojmë gjithnjë më afër mësuesve, t’u qëndrojmë më afër shkollave shqipe”.

Nё fund,   pjesёmarrёsve tё  kuizit “Ti je pjesë e atdheut”  iu dhanë nga  njё  libёr.