Njomza Eminie LDK-së: Opozita e çorientuar, po lufton për mbijetesë

Deputetja e LDK’së, Njomza Emini, ka thënë se opozita aktuale është e çorientuar dhe po lufton për mbijetesë e jo për interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

Sipas saj, AAK, Vetëvendosje dhe NISMA po mundohen të faktorizohen duke ngritur çështje për të cilat s’kanë as mendim të tyre.

“Aktualisht, kemi një opozitë të çorientuar. Në luftë me njëra-tjetrën se kush po e mbizotëron skenën opozitare”, ka vlerësuar deputetja e LDK’së.

Sipas saj, këto tri parti opozitare u prishën për shkak se formuan “Qeverinë” imagjinare por s’u pajtuan për pozitat përkatëse./Indeskonline/