Zidane flet për situatën e Benzemas

Bosi i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar se Karim Benzema po lufton me një lëndim në prapanicë.

Francezi nuk do të jetë në fushë në përballjen ndaj Chelseat.

“Ai nuk do të luajë nesër. Kur një lojtar ka një lëndim, ai është gjithmonë brengë për ne”.

“Eshtë një lëndim në prapanicë dhe kjo vazhdon ta prekë atë. Ne po punojmë në këtë secilën ditë dhe ai është bashkë me fizioterapeutët”.

“Ne shpresojmë se ai mund të luajë në ndeshjen e tretë sepse është me rëndësi që ai të luajë para Superkupës”, deklaroi Zidane. /Telegrafi