Fillon manifestimi tradicional “Ditёt e Diasporës”

Organizuar nga Ministria e Diasporës, sot dhe nesër do të mbahet manifestimi tashmë tradicional “Ditёt e Diasporës”.

Manifestimi fillon sot me aktiviteti “Një lule për Jasharët” ku do të bëhën homazhe në varret e familjes Jashari tek Kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Po sot organizohet koncert me orkestre “Spartiti per Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Ndërsa nesër në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku” behët ndarja e çmimeve “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Të pranishëm do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa do të performojnë bendi i RTK-së, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.