Paralajmërimi i Bashës: Fakte tronditëse për biznesin e drogës, Rama e Tahiri fitojnë miliona

Lideri demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar fakte tronditëse që sipas tij tregojnë se qeveria është e lidhur me botën e trafikut të drogës.

Sipas Bashës, ekzistojnë prova me foto dhe video që dëshmojnë për kultivimin e kanabisit në jug të Shqipërisë në fshatra të mjerueshme që mbillen e trafikohen me dijeninë e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Tahiri. Sipas kreut të PD-së, ata marrin miliona fitime nga ky biznes i drogës duke shfrytëzuar fshatarët e varfër.

“Pas pak denoncim me fakte dhe prova tronditëse nga Partia Demokratike për biznesin e drogës që ngrihet mbi mjerimin e fshatareve të varfër dhe sjell miliona euro për Ramën dhe bandat e tij. Dëshmi me video e foto nga vendlindja e kryeqehajait të Edi Rames për narkotrafikun“, shkruan Basha.