Pesë kilogramë më pak për 10 ditë: Çdo mëngjes hani këtë!

Ky kafjall është i dobishëm edhe për metabolizmin më të ngadaltë, ndërkaq ju duhet të vendosni se a do t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete.

Deri tani keni provuar disa dieta, mirëpo nuk keni arritur sukses? Keni metabolizëm të ngadaltë, por që dëshira juaj është e madhe për të humbur peshë? Provojeni këtë recetë!

Ky racion është shumë i shëndetshëm dhe është i pasur me vitamina dhe minerale, transmeton Telegrafi.
Për përgatitjen e këtij racioni do t’ju nevojiten:

– 300 ml kefir (apo jogurt i payndyrshëm)
– 2 lugë supe miell tërshëre
– 1 lugë farëra të bluara liri
– 1 lugë kakao pluhur
– 5 – 7 kumbulla të thata

55

Përgatitja e kafjallit:

Kafjalli përgatitet në mbrëmje për mëngjesin e nesërm.

Qitni pak ujë të valuar (100 ml) kumbullave të thata. Vënia kapakun dhe lërini 5 – 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe në enë qitni miellin e tërshërës, farërat e bluara të lirit dhe kakaon.

Qitni sipër kefirin dhe të gjitha përzieni mirë.

Kumbullat të cilat janë fryrë grini imët, mund të përdorni edhe blenderin, dhe shtoni përzierjen e mëparshme.

Përzieni mirë dhe lëreni në frigorifer.

Në mëngjes merreni dhe kënaquni me kafjallin tuaj të shëndetshëm dhe të shijshëm. /Telegrafi/