Publikohen përgjimet e reja të Adem Grabovcit (Video)

Pas aferës “pronto”, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit i janë publikuar përgjimet e radhës të bisedave telefonike të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011.

Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011

Bazuar në këto, ky portal shkuan se Grabovci është njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK’së së pushtetshme.

Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.

Fuqia e tij dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet me një seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU