Albulena: S’kemi plane për protesta

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka thënë që dje është dëshmuar se Kosova udhëhiqet nga kokat e krimit.

“Dje u dëshmua që Kosova udhëhiqet nga kokat e krimit gjithkund në bot ky skandal do të përbënte problem e në Kosovë po rrinë në heshtje kinse s’ka ndodhur asgjë”, ka thënë Haxhiu gjatë konferencës së paralajmëruar për media.

Ndërsa ajo nuk ka lënë pa theksuar se gjykatat i sulen opozitës ndërsa jo kokave të krimit.

“Është e qartë pse Kadri Veseli na thoshte drejtohuni prokurorisë sepse sot faktet po dalin sheshit por krimi dhe korrupsioni është edhe në prokurori”, ka shtuar Haxhiu.

Po sipas Haxhiut situata në Kosovë nuk mund të jetë normale por njëherë nuk kanë plane për protesta të mundshme./PrishtinaPress.eu