“Kapen” në twitter ministri i jashtëm turk dhe homologu i tij austriak

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të hënën vonë ka pasur një zënkë në Twitter me homologun e tij austriak Sebastian Kurtz.

Duke shkruar në lidhje me një intervistë të fundit të Çavusoglu dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ministri i jashtëm austriak shkroi: “Unë nuk e pranoj ultimatumin e Çavuşoğlu dhe kjo le të kthehet mbrapsht. BE-ja nuk mund të vazhdojë me kushte dhe duhet të mbrojë kufijtë e saj”, raporton AA.

Në intervistë, Çavusoglu kishte thënë: “Ne (Turqia) do të duhet të shkojmë një hap prapa nga marrëveshja e ripranimit dhe ajo e 18 marsit, në qoftë se udhëtimi pa viza nuk lejohet për qytetarët turq”.

Ai shtoi se Turqia është në pritje të një date të saktë nga BE për udhëtimin pa viza në zonën Shengen, dhe se BE-ja nuk duhet të shoh këtë si kërcënim, përcjell KP.

Duke iu përgjigjur postimit në twitter të Kurtz, Çavusoglu më pas tha: “Ky nuk është ultimatum Sebastian, ajo është liria ime e të shprehurit të opinionit, miku im”.

Zona Schengen përbehet nga 26 kombe në Evropë ku pasaportat nuk janë të nevojshme.

Marrëveshja e ripranimit midis Turqisë dhe BE-së u nënshkrua në vitin 2013 dhe hyri në fuqi në vitin 2014.