Për 24 orë, 102 aksidente

Policia e Kosovës në raportin për media bëri të ditur se për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 102 aksidente në komunikacion.

Këto aksidente raportohet të kenë ndodhur në tërë territorin e Kosovës.

Sipas raportit, nga 102 aksidente, 33 janë me lëndime, ndërsa 69 pa të lënduar.
Po ashtu brenda këtij 24 orëve janë shqiptuar 1036 tiketa për kundërvajtje në komunikacion. /PrishtinaPress.eu