Policia aksion kundër Auto Salloneve

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën para pakë minutash ka nisur një aksion kontrolli ndaj 6 auto salloneve që gjenden rrugës Prishtinë-Ferizaj.

“Policia ka dyshime se në to ushtrohet evazion fiskal, por edhe vepra tjera” tha burimi i besueshëm i Policisë.

Para pakë ditësh policia e Kosovës së bashku me Doganën patë marrë një aksion në tregun e veturave në Prishtinë, ku ishin konfiskuar disa vetura./Zeri/