Videoja mjaftë emocionuese për olimpistët e Kosovës, (Video)

Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe atë me tetë sportistë.

Për tetë heronjtë kosovarë është punuar edhe një video e shkurtër promovuese ku vetë sportistë paraqitën me veshjet e tyre duke demonstruar teknikat që i zotërojnë shumë mirë.

Video shihet të jetë e punuar në mënyrë fort profesionale dhe është tepër emocionuese.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, janë sportistët që do të mbahen mend si tetë të parët që përfaqësuan Kosovën në Lojëra Olimpike.

Kjo është edhe Video Zyrtare e Fushatës së Komitetit Olimpik të Kosovës “KosovoinRio”