Arsen Wenger vendos për Mustafin (Foto)p

Sipas Gaol.com Arsenali është i gatshëm t’i ofroj Valencisë 20 milionë funte (24 milionë euro) për Shkodran Mustafin

Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, po synon që sa më shpejtë ta transferoj një mbrojtës me përvojë, që ta ketë gati për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Liverpoolit, e cila luhet me 14 gusht.

Sipas Gaol.com Arsenali është i gatshëm t’i ofroj Valencisë 20 milionë funte (24 milionë euro) për Shkodran Mustafin, i cili do ta zëvendësoi të lënduarin Per Mertesacker, përcjell PrishtinaPress.eu

Goal.com shkruan se reprezentuesi i Gjermanisë konsiderohet si top lojtarë nga Arsen Wenger. Kurse, sipas Gaol.com, Mustafi është i lumtur me interesimin e Arsenalit, derisa ai mund të bindet edhe nga shoku i Kombëtares, Mesut Ozil që të transferohet në Emirates.

Ndryshe, ish mbrojtësi i Evertonit, Sampdorias dhe Hamburgut ka zgjuar edhe interesimin e Chelseas dhe Milanit.