Deputeti Bulliqi i gjuan materialet qeveritare të Demarkacionit

Deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se materiali i Komisionit Shtetërorë për Përcaktimin e Kufijve me Malin e Zi, që është prezantuar në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane, është përgatitur pasi që është nënshkruar në Bruksel marrëveshja e Demarkacionit.

“Ky material është përgatitur masiqë është nënshkruar marrëveshja me Malin e Zi. Ky material është azhurnuar komplet me harta që na i kemi dhanë ne në opinion publik”, tha Bulliqi, që është edhe iniciues i Debatit në Kuvend për Demarkacionin.

“Si i tillë ky material është i pa vlefshëm”, shtoi deputeti i LDK’së, duke u hedhur materialin qeveritar të demarkacionit që e mbante në duar derisa fliste./PrishtinaPress.eu