Sot mbahet debati shkencor për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Shënjimin e kufirit dhe Grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.

Krahas anëtarëve të komisionit shtetëror për Demarkacion dhe atyre të grupit të njohësve profesionistë, si dhe deputetëve të Kuvendit, në këtë debat të marrin pjesë edhe Presidenti i vendit, Kryeministri dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ky debat do të jetë gjithëpërfshirës dhe në shërbim të transparencës së këtij procesi, duke shërbyer, gjithashtu, për qartësimin e të gjitha dilemave për deputetët e Kuvendit të Republikë së Kosovës dhe qytetarët në përgjithësi.