Aksident në Prishtinë, vetura bie nga rrethrrotullimi (Foto/Video)

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident, ku vetura ka rënë nga ura.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thotë se janë lënduar tre persona.

“Mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit kemi marrë një informatë që ka ndodhur një vetëaksident, ku janë lënduar tre persona, dhe menjëherë janë dërguar për në QKUK”, tha Ahmeti.

Ahmeti  tha se vetura ka qenë e tipit Audi, me targa të huaja.

aks 2

 

aks 3