Aksident te ‘Komuna e Re’ në Prishtinë, lëndohen dy femra (Foto)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash te ndërtesa e re e komunës së Prishtinës në lagjen Dragodan.

Një veturë ‘pick-up’ siç shihet në fotografi të dërguara nga një lexues i lajmi.net, ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur poshtë rrugës, shkruan lajmi.net

Sipas këtij dëshmitari, dy femra kanë qenë në veturë e cila ka rënë rreth 3 metra poshtë rrugës. Dëshmitari tregon se ato kanë pësuar lëndime, por siç duket jo serioze.

“Kanë ardhë Policia dhe Ndihma e shpejtë, e cila i ka dërguar të lënduarat në spital”, ka pohuar ai.

aksidentt 2 aksidentt 1