Berisha: Ministri Bushati sex me prostitutën braziliane

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal që ai e quan ndërkombëtar dhe që përfshin ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati. Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, deputeti demokrat thotë se Ditmir Bushati që ai e thërret Ditzi, ka shpërdoruar detyrën gjatë një udhëtimi zyrtar jashtë vendit.

Sipas Berishës, ministri ka kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë braziliane. Duke hequr paralele me rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili, Berisha shkruan: Ditziu hesht sepse ka privilegjin që prostituta braziliane në dallim nga viktima e Shukriut nuk ka ndërmend të sjellë videon e Ditziut me të mbathura apo cullak dhe po kështu Rama hesht dhe beson se me heshtje dhe duke mbrojtur Shukriun do ta hedhë edhe kësaj radhe së bashku me Ditziun.

Ish kryeministri në statusin e tij thotë se ky lajm është përhapur edhe në mediat ndërkombëtare të cilat sipas tij kanë denoncuar skandalin. Në shkrimin e tij deputeti demokrat nuk ka publikuar linkun e asnjë medie ndërkombëtare.

Postimi në Facebook:

Nga Shukriu tek Ditziu!

Rama perdor Xhelilin per te mbrojtur veten, Bushatin dhe ministrat e tjere!

Te dashur miq, mediat nderkombetare denoncuan Ditzi Bushatin per amoralitet nderkombetar, shperdorimin e dhjetra mijra eurove dhe shnderrimin e udhetimeve diplomatike ne udhtime per epshet e tij seksuale.

Para kesaj akuze diskretituese per cdo zyrtar i cilitdo rrangu qofte ai, i akuzuari dhe i mbi-akuzuari Rama heshtin prej dy ditesh si fija e barit dhe mendojne ta kalojne skandalin nderkombetar duke mbrojtur Shukriun dhe paraqitur ate para publikut jo viktime te amoralitetit te tij por te presidentit Nishani qe dekreton zgjedhjet per zevendesimin e nje njeriu qe prej kohesh eshte ne burg dhe qe gjykata e la ne burg per aktin e tij.

Te perdoresh Shukriun si mburoje apo gjethe fiku do te thote te tallesh me veten tende dhe se nuk ke asnje norme, standart apo moral. Akti i Bushatit Ditzi eshte disa here me i rende se ai i Xhelilit te Peshkopise. Te dy kane perdorur detyren zyrtare per epshet e tyre por Ditziu qe ka katandisur diplomacine shqiptare ne diten e saj me te zeze, perveçse ke shperdoruar udhetimin zyrtar diplomatik dhe e ka shnderruar ate ne nje udhtim epshor, duke shpenzuar dhjetra mijra euro per te por po te kemi parasysh shkallen e larte te perfaqesimit te vendit nga ministri i jashtem, vendndodhjen e ngjarjes, jemi para nje skandali nderkombetar te pa regjistruar ndonje here nga ndonje zyrtar i ketij rangu ne historine e diplomacise boterore.

Ditziu, pasi eshte damkosur nga mediat nderkombetare hesht sepse ka privileigjin qe prostituta braziliane, ne dallim nga viktima e Shukriut nuk ka ndermend te sjelli videon e Ditziut me te mbathura apo cullak dhe po keshtu Rama hesht dhe beson se me heshtje dhe duke mbrojtur Shukriun do ta hedhe edhe kesaj radhe se bashku me Ditziun e tij! sb