Miratohet ndërtimi i qendrës të skijimit në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë të ditur të enjten se kanë përfunduar të gjitha procedurat për Projektin e Qendrës Turistike “Borea”, ku është bërë edhe aprovimi nga Komiteti Ndërministror i udhëhequr nga Ministri i Financave Avdullah Hoti.

“Këtë gëzim duhet ta ndiej çdo njeri nga ju pa dallim, sepse sot përfundimisht “BOREA” është realitet.” shkruan Muhaxheri.

Ai më tej ka falenderuar Qeverinë e Republikës Kosovës, të gjithë ministrat të kabinetit qeveritar duke theksuar në fund “Jam krenar që sot ne munde t’i ofrojmë qytetarëve të Dukagjinit një perspektivë reale bazuar në vlerat Perëndimore”./PrishtinaPress.eu