Qeveria dërgon në Kuvend Demarkacionin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në orën 8 me vetëm një pikë të rëndit të ditës, atë të Demarkacionit, e miraton dërgimin e Projektligjit për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, nga ana tjetër Vetëvendosje mbrëmë ka thirrur protestë nga ora 10 për ta parandaluar kalimin e Demarkacionit në Kuvend.

Tashmë qytetarët kanë filluar të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi./PrishtinaPress.eu