Reagon Shpend Ahmeti: “Akademikët” e LDK-së nesër i presin tri padi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj komunikatës së LDK-së të cilët kanë fajësuar Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin për humbjen e jetëve të pafajshme dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka theksuar se në mesin e lajmeve të pronto aferave, debateve deklasuese mbi demarkacionin, këto kërcënime nga “akademikët” i konsiderojmë si panikë të tyre për humbjen e plotë të ndikimit që kanë.

Ai po ashtu ka thënë se do të ngre tri padi nesër ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Më poshtë është një komunikatë e “akademikëve” të LDK-së, e treta e këtyre ditëve të fundit e mbushur me shpifje, ofendime për neve.
Në mesin e lajmeve të pronto aferave, debateve deklasuese mbi demarkacionin, këto kërcënime nga “akademikët” i konsiderojmë si panikë të tyre për humbjen e plotë të ndikimit që kanë.
Dardan Sejdiu sot me komunën ka korr edhe një fitore, është personi kyq që ka punuar në projektin e autobusëve, që me ratifikimin në Kuvend po jetësohet e kjo është përgjigja më e mirë për ta.
As Dardanin, e as Lëvizjen nuk e kanë ndal asnjëherë kërcenimet e shpifjet e përditshme. Në fakt, vecse na kanë bërë më të fortë. Lëvizja po bëhet një fshisë për largimin e korrupcionit, padrejtësisë dhe krimit nga shoqëria jonë.
P.S. Harrova të them se ne deponojmë tre padi nesër.