Real Madrid mposht Bayernin (Video)

Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur me rezultat minimal Bayern Munchen.

Takimi ishte i baraspeshuar, ku deri në minutën e 80’të nuk pati gol. Në atë minutë, mbrojtësi Danilo kaloi madrilenët në epërsi për rezultatin përfundimtar Real Madrid 1, Bayern 0.

Kjo ishte miqësorja e fundit e ekipit të Zidanes i cili do ta ketë përballjen e Super Kupës kundër Sevillës me 9 gusht, ndërsa Bayerni po ashtu në kuadër të Super Kupës do përballet me Dortmundin me datën 14 gusht.