Si do të dukej PDK-ja po të ishte skuadër futbolli, ja 11-shja më e frikshme e saj (FOTO)

Si futbolli, ashtu edhe politika, zhvillohet përmes garave, ku konkurrentët politikë garojnë për pushtet. Në futboll janë 3-4 ekipe që luftojnë për titull të kampioni, ndërsa të tjerat luftojnë për të mbetur në ligë. Në politike, poashtu, 3-4 parti luftojnë për pushtet, ndërsa të tjerat për ekzistencë politke dhe për ta kaluar pragun zgjedhor.

Me qenëse kemi të bëjmë me gara, më poshtë do t’ju japim një pasqyrë se si do të dukej partia politike më më së shumëti trofe(mandate) të fituara në vend, po të ishte ekip futbolli, pra bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Portier Arsim Bajrami. Portieri ka një rol të madh në lojën e futbollit. Përveçse duhet të jetë mbrojtës i mirë, ai duhet të jetë edhe shumë i qetë, e kush nga skuadra e PDK-së është më i qetë se Arsim Bajrami? Askush!

Katër defanzivat e skuadrës së quajtur PDK janë: Haliti, Hoxha, Buja dhe Stavileci.

Kjo katerëshe i japin shumë garanci defanzivës së milonerëve. Buja e Hoxha, veteran të njohur në mbrojtje të vlerave partiake, e po ashtu edhe Kombëtare.

Haliti, lider i mbrojtjes në të gjitha aspektet, i zgjedhur shumë herë në formacionin më të mirë nga publiku (deputet). Stavileci, ky mbrojtes përskpetiv është duke shkuar pas hapave të Halitit.

Mesfusha: Selimi, Kuqi edhe Krasniqi. Talenti i PDK-së është Petrit Selimi e ardhmeja e kësaj skuadre, i komunikueshëm, largëpamës dhe mbi të gjitha, ai rrezikon edhe jetën për skuadrën.

Shtrohet pyetja, cila skuadër nuk do ta deshironte ta kishte një talent si ky në rradhët e veta? Hajredin Kuqi, ështa ai i cili lidh mbrojtjen me mesfushën dhe mesfushën me sulmin.Transemton Gazetablic.com

Është kreatori i kësaj skuadre apo thënë ndryshe, playmakeri i milonerëve, pa të cilin, PDK-ja do të rrezikonte të binte nga liga. Memli Krasniqi, djali Milazim Krasniqit, edhe pse babai i tij luante për rivalin e PDK-së, LDK-në, Memli vendosi që t’i bashkangjitet partisë e cila i dhuron pagë më të madhe dhe sigurisht është në formacionin bazë çdo herë (deputet).

Sulmi i kësaj i skuadre PDK është i jashtëzakonshëm i pa konkurencë: Grabovci, Veseli edhe Thaqi. Adem Grabovci supër-asistuesi apo i njohuri me emrin sportiv “El Pronto” është një nga më të njohurit nga adhuresit e këtij sporti. Grabovci ngjason shumë me Ronaldon sepse është një humanist shumë i madh, veç për dallim nga Ronaldo që ndihmon te haujit, Grabovci ndihmon shumë: Tezakët, nipat, dajtë, hallat madje edhe kusherinat.

Numëri 10 i kësaj skuadre apo sic njihët ndryshe, “the snake”, është kapiteni Hashim Thaqi, i lindur në Broj të Skenderajit. Qysh në fëmijëri u pa që ka talent, ka fituar 3 finalet e Champions Ligës (zgjedhjet). Shtatëgjati nga Broja pa dyshim që është kërcnim serioz për çdo skuadër.

Treshën bombastike e kompleton pasardhësi i kapitenit, Kadri Veseli, apo siç njihët ndryshe me emrin sportiv Veselinjo, ku prapashtesën ‘injo’ e ka marrë përshkak së ngjason me brazilanët.

Shperthyës po, atraktiv po, dhe mbi të gjitha efketiv. Veselinjo edhe pse vonë u transferua në këtë skuadër, ai me punën e tij të palodhshme ka arritur që nga ekipi junior të dëportoi në atë senior. Veslinjo ka dy role në këtë skuadër, edhe luan por edhe menaxhon ekipin. Sponsor i kësaj skuadre është populli i Kosovës, i cili e ka vazhdur kontratën më këtë skuadër që tri kampionate rresht. Në të ardhmen na mbetet të shohim se a do të vazhdojë populli i Kosovës sponzorizimin edhe për një kampionat për ekipin më të trofeshëm pas luftës në Kosovë.

ky shkrim është satirë edhe nuk reflekton domosdoshmërisht me realitetin.