Veseli: Debati për Demarkacionin duhej të mbahej shumë më herët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në Ora e Fundit të Klan Kosova se dita e sotme ka qenë e gjatë por e mirë për qytetarët e vendit.

“Kemi pas një debat prej 14 orëve. Besoj se sonte ne të gjithë se jemi shumë më të informuar rreth demarkacionit me Malin e Zi.”

“Nuk them se ishte debat i ashpër, por normal. Palët mundoheshin ta bindin njëra tjetrën me argumentet e tyre.”

“Kemi kaluar një vit shumë të rëndë si kuvend. Besoj se dita e sotme ka qenë një ditë e mirë për vendin”, ka thënë Veseli.

Më tej ai ka shtuar se ky debat ka qenë i munguar, sikur kjo të ndodhte 11 muaj më herët nuk do ta përjetonim traumën.

“Fitues janë institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit.”