Veseli uron të rinjtë kosovarë për kalimin e marrëveshjes “Fulbright”

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar të rinjtë e Kosovës për kalimin e “Fulbright”.

Veseli në një postim në Facebook ka thënë se studentët dhe studiuesit tanë, do të kenë mundësi të studiojnë në Universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave gjatë pesë viteve të ardhshme, falë marrëveshjes Fulbright mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Urime të rinjve tanë! Fulbright kaloi. Studentët dhe studiuesit tanë, do të kenë mundësi të studiojnë në Universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave gjatë pesë viteve të ardhshme, falë marrëveshjes Fulbright mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje, do të thotë shumë për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për të rinjtë tanë të cilët pas shkollimit, kthehen dhe japin kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës. K.V./PrishtinaPress.eu