Deputetët flasin për sulmin e mbrëmshëm, s’pajtohen për deklaratën e përbashkët

????????????????????????????????????

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot filluan seancën e Kuvendit të Kosovës me dënimin për sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit.

Kuvendi po kërkon që të dalë me një deklaratë të përbashkët për të dënuar sulmin, ndërkohë që opozita po kërkon harmonizimin e tekstit.

Deputetët e opozitës po kërkojnë që të largohet pika e tretë e deklaratës, që paragjykon rastin, e që thuhet se ngjarja e mbrëmshme është si pasojë e mosmarrëveshje politike.

Deputetët e opozitës, por edhe disa nga pozita po kërkojnë që sulmi i mbrëmshëm të mos paragjykohet, por gjetje dhe cilësimet duhet t’i lihen policisë dhe organeve të drejtësisë.

Deklaratën e Kuvendit e lexoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu. Kjo deklaratë u tha se është deklaratë e përbashkët e deputetëve.

“Dënojmë sulmin kriminal të kryer në Kuvendin e Kosovës. Ky është një sulm mbi shtetin e Kosovës dhe qëllimet tona. Mosmarrëveshjet tona politike do t’i zgjidhim vetëm përmes dialogut politik dhe se asnjë kauzë apo qellim politik s’mund të arrihet përmes dhunës. Ftojmë autoritetet që të bëjnë zbardhjen e këtij sulmi dhe t’i vëmë organet para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.