Marketin e Hallallit në Francë e kërcënojnë me mbyllje, nëse nuk shet alkool dhe mish derri

Një supermarket Hallalli në Francë është kërcënuar me mbyllje nëse nuk fillon të shesë mish derri apo pije alkoolike.

Soulemane Yalcin, pronari mysliman i një mini-marketi, u akuzua nga autoritetet lokale se dyqani nuk kishte ndjekur kushtet e qirasë së saj.

Autoriteti i banesave, nga i cili, Yalcin mori qiranë për marketin e tij, urdhëroi në fillim se dyqani duhet të shërbej si dyqan me të gjitha ushqimet për të mirën e të gjithë komunitetit.

Thuhet, se dyqani që zëvendësoi një supermarket të zakonshëm vitin e kaluar, është në kundërshtim me parimet republikane franceze duke i dhënë prioritet vetëm një grupi të caktuar, transmeton oranews.

Autoriteti kërcënoi marketin se do mbyllet nëse nuk fillon të shesë mish derri dhe alkool.