Mblidhet sot kuvendi

????????????????????????????????????

Pas dështimit të miratimit të një sërë projektligjeve gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ky i fundit të mblidhet sërish gjatë ditës së sotme.

Për shkak të mungesës së kuorumit, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka mbyllur dje punimet e kuvendit, derisa ka paralajmëruar vazhdimin e seancës për ditën e sotme në orën 12:00.

Haliti ka paralajmëruar edhe një mbledhje të kryesisë në orën 11:00, një para fillimit të seancës plenare.