Miratohet deklarata politike e grupeve parlamentare që dënon sulmin mbi Kuvendin

????????????????????????????????????

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar me shumicë votash deklaratën  grupeve parlamentare ku dënohet sulmi mbi Kuvendin e Kosovës që ndodhi një natë më parë.

Në fillim është lexuar një deklaratë me të cilën nuk është pajtuar Vetëvendosje dhe disa deputetë të LDK-së.

Më pas kanë shkuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike dhe janë bërë ndryshimet, ku edhe u votua me 68 vota për.

Në deklaratë thuhet “Ne përfaqësuesit e popullit e dënojmë sulmin kriminal mbi Kuvendin e Kosovës. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që ta zbardhin sa më shpejt këtë akt qyqar”.