Rio, shiten 80 për qind e biletave prej 330 milionë dollarë

Komiteti Organizues i Olimpiadës së Rios deklaroi të enjten se një ditë para nisjes së saj janë shitur 80% të biletave me një vlerë prej 330 milionë dollarësh, duke arritur objektivin e parashikuar.

Nga 49 milionë biletat e shitura, 75% janë blerë nga brazilianët, ndërsa pjesë tjetër janë shitur për sportdashës nga SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Australia, Anglia, Holanda, Kanadaja,etj.

Çmimet e biletave variojnë nga 12.5 deri në 376 dollarë, ndërsa biletat për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Olimpiadës variojnë nga 63 deri në 1442 dollarë.

Shitja e biletave për Lojrat Verore të Rios ka nisur që më 1 qershor, drejtpërdrejt nga uebsajti i Olimpiadës.