Sportistët e Kosovës gati për ceremoninë në ‘Rio 2016’

Në fshatin olimpik të sportistëve në Rio ka entuziazëm të madh në prag të nisjes së Lojërave Olimpike

Atletët Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu, të cilët kanë thënë se po e presin me padurim ceremoninë. Ata janë shprehur krenarë për mundësinë e rrallë që të përfaqësojnë vendin në ngjarjen më të madhe sportive.

Të dy atletët kanë paralajmëruar se do të japin maksimumin në garat e tyre, të enjten dhe të premten.