Mediat botërore: Mbani sytë kah Majlinda Kelmendi, krenaria e Kosovës (Video)

Mediat botërore po raportojnë për Kosovën teksa do të shënohet paraqitja e parë historike e shtetit tonë në Lojërat Olimpike.

Majlinda është ajo e cila ka befasuar botën duke rrëmbyer medalje të arta në sportin që ajo e zotëron më së miri.

Megjithatë, Al Jazeera u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë sytë kah Majlinda Kelmendi, shkruan Telegrafi.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook përshkruhet Majlinda e cila do të bart për herë të parë në histori të Kosovës në një olimpiadë flamurin e shtetit tonë.

https://www.facebook.com/ajplusenglish/videos/774115466063296