Clinton rrit dukshëm avantazhin ndaj Trump

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton ka rritur dukshëm avantazhin e saj ndaj rivalit Donald Trump në tetë për qind sipas sondazhit të fundit nga ‘Washington Post’ dhe televizionit amerikan ‘Broadcasting Company Neës’.

Anketa telefonike është kryer në mes të datave 1 dhe 4 gusht ku është treguar se Clinton mbështet me 50 ndërsa Trump me 42 për qind nga të anketuarit, transmeton Indeksonline.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit ka marrë në mënyrë të konsiderueshme më shumë përkrahje pas Konventës së Partisë Demokratike që u mbajt nga 25 deri më 28 korrik në Filadelfia.