“Daily Mail” : Tony Blair pushon me Ramën dhe harron akuzat në Londër

“Një muaj më parë ai dukej keq emocionalisht pasi tregoi keqardhjen e tij në një konferencë shtypi në Londër mbi gabimet e bëra pas vendimit të tij për të pushtuar Irakun. Por javën e kaluar, Tony Blair kishte një figurë shumë të ndryshme. Veshur një këmishë të hapur, syze dielli firmato dhe me një varëse floriri me kryq ai duket në një foto duke shijuar rrezet e diellit të Europës Jugore ku duket sikur trauma e hetimeve të Chilcot kanë qenë shumë kohë pas”.

Kështu e nis një shkrim gazeta “Daily Mail” sipas të cilës ish-kryeministri britanik Tony Blair është duke shijuar plazhin e jugut të Shqipërisë pas kritikave të forta që mori në Londër.

Sipas gazetës britanike, “udhëtimi i ish-kryeministrit Blair në Shqipëri doli në dritë, kur kryeministri socialist i vendit Edi Rama postoi foton e çiftit në Facebook.

“Aty kouptohet se kanë qenë në Dhërmi, një fshat në jug, ku zoti Rama ishte në pushime. 63-vjeçari Blair është parë të arrijë në zonë javën e kaluar me një helikopter ushtarak. Sipas medieve lokale ai u ul në një stadium në Himarë, rreth 130 milje në jug të kryeqytetit Tiranë, shkruan Lapsi.al./PrishtinaPress.eu