Manchester United e fiton Superkupën e Anglisë

Manchester United e ka fituar Superkupën e Anglisë, respektivisht Community Shield, pasi e mposhti Leicester Cityn me rezultat 2:1.

Jesse Lingard e ka kaluar ekipin e Jose Mourinhos në avantazh në minutën e 32-të, ndërsa Jamie Vardy i barazoi shifrat në atë të 52-të.

Image

Mirëpo, Zlatan Ibrahimovic ka realizuar me kokë në minutën e 83-të, për t’ia siguruar Unitedit trofeun e parë sezonal.

Në këtë ndeshje u takua kampioni i Premierligës, Leicester City dhe fituesi i Kupës, Manchester United.

Image