Papa Françesku: Shumë fëmijë po vdesin në luftën e Sirisë

“Është e papranueshme që shumë fëmijë, duhej të paguanin çmimin e konfliktit, çmimin e zemrave të mbyllura dhe mungesës së dëshirës për paqe nga ana e të fuqishmëve”,

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku deklaroi të dielën se viktimat në radhët e civilëve gjatë luftës në Siri po paguajnë çmimin e “mungesës së dëshirës nga ana e të fuqishmëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e papranueshme që aq të pafajshëm, në mesin e të cilëve shumë fëmijë, duhej të paguanin çmimin e konfliktit, çmimin e zemrave të mbyllura dhe mungesës së dëshirës për paqe nga ana e të fuqishmëve”, tha Papa Françesku, në fjalimin pas lutjeve tradicionale katolike të Angelus.