Thaçi: Majlinda flamurin e Kosovës e flakëroi në ari

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se si askush tjetër, Majlinda Kelmendi personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës.

“Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari. Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!”, ka thënë Thaçi.