Thaçi: Ngushëllime për të prekurit në Maqedoni, institucionet e Kosovës të gatshme për ndihmë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka theksuar se është i tronditur nga humbja e jetëve nga reshjet e mëdha të shiut në Maqedoni.

Gjithashtu Thaçi ka shprehur ngushëllime duke theksuar se institucionet e Kosovës janë të gatshme për të ndihmuar, transmeton Indeksonline.

 Ky është postimi i plotë:

Jam i tronditur nga humbjet e jetëve nga pasojat e rrebeshit të madh të shiut në Maqedoni. Ngushëllime të gjithëve që janë prekur. Institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë. HTH.