Turistja norvegjeze gjendet e vdekur në hotel në Sarandë

Panoramic view on Sarande city at suny day, Albania.

Një turiste norvegjeze është gjetur e vdekur mëngjesin e kësaj të diele në një hotel në qytetin e Sarandës.

Viktima është Brigitte Fratzke, 57 vjeç nga Norvegjia është gjetur nga njerëzit e saj e vdekur në shtrat në një nga dhomat ne Hotel “Butrinti” në qytetin e Sarandës.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Policia ndodhet në vendgjarje.