Ylli Hoxha i Vetëvendosjes kërkon mobilizimin edhe të fshatrave kundër Qeverisë

Ish-Zëdhënësi i Veton Surroit, Ylli Hoxha ka bërë thirrje të mobilizohen edhe fshatrat për të ndalur demarkacionin ne Malin e Zi.

Pas dështimit të Vetëvendosjes për t’i mbledhur protestues para Parlamentit, Ylli Hoxha ka propozuar që organizimi të shtrihet edhe përtej qyteteve.

“Demarkacionin e kane bo Prontot. Deputetet e pozites nuk jane te besueshem. Kane deshmuar se e shesin voten. Mos llogaritni ne ta, por mobilizohuni ne fshatra e lagje per protesta. Vetem frika nga qytetari ne shesh mund t’i ndale!”, ka kërkuar Hoxha, aktualisht zyrtar në Lëvizjen e themeluar nga Albin Kurti e Glauk Konjufca.