Bukoshi pret vjeshtën të bëhet ambasador i rangut të lartë

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, është ende në pritje të  disa procedurave në Kuvend që duhet të bëhet leximi i dytë i vendimit në mënyrë që ai të bëhet  “Ambasador At Large” në njërën nga shtetet mike të Kosovës.

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline Bukoshi ka theksuar se duhet pritur edhe pak kohë deri në vënie në krye të kësaj detyre.

“Duhet me prit edhe pak, ndoshta deri në vjeshtë të shikohet më saktë rreth kësaj çështje”, ka thënë Bukoshi.

Sipas tij duhet të bëhet leximi i dytë në Kuvend të Kosovës.

Kurse i pyetur se nëse dihet diçka përfundimtar rreth vënies së tij në detyrë të Ambasadorit, Bukoshi është shprehur shumë i bindur se ai vendim është i dhënë dhe është përfundimtar.

“Ai vendim është dhënë dhe është përfundimtar vetëm pritet që të lexohet në Kuvend”, ka thënë Bukoshi.

Ndërsa më saktësisht sipas tij në pozitën e ambasadorit do të mund ta shohim në muajt shtator-tetor.