Mogherini: Mbijetesa e BE-së më e pasigurt se kurrë më parë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini konsideron se politika e re e jashtme dhe strategjia e BE-së duhet të vazhdojë me kombinimin  e “butë” dhe “të fortë” në fuqinë e Unionit, dhe me forcimin e solidaritetit të ndërsjellë, Shtetet Anëtare dhe vazhdimi i bashkëpunimit me NATO-n.

“BE-ja duhet të jetë e lidhur me akterët e rinj në botë, për shkak se asnjë shtet i vetëm nuk mund të përgjigjet në mënyrë adekuate për paqëndrueshmërinë dhe kërcënimet  reja të sigurisë. Në botën e sotme BE-ja ka shumë sfida dhe ka nevojë për të menduar një mënyrë strategjike, që të ketë një vizion të përbashkët dhe të flitet me një zë. Arritja e objektivave për të cilat është themeluar BE-ja, dhe madje edhe mbijetesa e saj është shumë më e pasigurt se kurrë më parë, dhe qytetarët tanë janë më shumë se kurrë për një BE të fortë”, ka shkruar Mogherini në një artikull të botuar për disa gazeta evropiane, duke përfshirë atë të Lubjanës ‘Delo’, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu ka theksuar se në “një situatë të sfidave të sigurisë në BE dhe mjedisit të saj pas largimit të Britanisë së Madhe, evropianët duhet të mendojnë se si të integrohen përsëri”./