Thaçi dhe ekipi olimpik i Kosovës kanë festuar mbrëmë para hundës së presidentit serb

I zhgënjyer me eliminimin e Novak Djokovic në Lojërat Olimpike, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i bie të durojë festën për suksesin e Majlinda Kelmendit.

Nikoliq, natën e mbrëmshme e ka pasur shumë të rëndë në Rio të Brazilit.

Ai ishte i trasuar emocionalisht dhe i zhgënjyer me humbjen e tenistit Djokovic, i cili ishte pretendenti kryesor i Serbisë për të marrë medalje olimpike.

Nikoliqit i është dashur ta durojë festën e ekipit kosovar dhe të presidentit Hashim Thaçi për fitoren e medaljes së artë nga Majlinda.

Telegrafi mëson se në hotelin e njëjtë ku po qëndron presidenti Thaçi, po qëndron edhe presidenti serb dhe mbrëmë presidenti dhe ekipi i Kosovës kanë festuar deri në orët e vona disa metra larg Nikoliq.

Ndryshe, numri një në botë për meshkuj, tenisti serb Novak Djokovic është mundur nga argjentinasi Martin Del Porto qysh në raundin e parë. /Telegrafi/