Ahmeti: Lirojeni menjëherë Çaushin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili hodhi gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për punë të jashtme.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Çaushit, i cili sipas tij, ka respektuar deri në shkronjën e fundit betimin  e dhënë prej deputeti.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:

Kujtoni milionat e vjedhur!

Kujtoni milionat e humbur!

Kujtoni dhomen e deshmive!

Kujtoni procesin e privatizimit!

Kujtoni perqindjen e varferise!

Kujtoni nivelin e korrupcionit!

Kujtoni votat e blera!

Kujtoni skandalet e pasaportave, stendave, spitaleve!

Kujtoni papunesine!

Kujtoni ikjen e Hungarine!

Kujtoni pergjimet Pronto!

Kujtoni deputetet e blere me poste publike e terminale!

Kujtoni edhe uren mbi Iber!

Kujtoni djemte e tyre me tendera, rrahje me policine e skandale tjera!

Kujtoni edhe fabrikat qe nuk jane!

Kujtoni bordet!

Kujtoni heren e fundit qe keni qene ne spital!

Kujtoni cilesine ne shkolla!

E tash kujtoni edhe demarkacionin!

Dhe deputetin i cili mundohet qe ta ndal me koston e hymjes ne burg, sepse të gjitha këto lartë kanë ndodhur përkundër faktit që janë kundër ligjit dhe janë vepra penale.

Edhe pastaj më thuani qe gazi lotsjelles eshte jodemokratik dhe i papranueshem në shtetin tonë tërësisht “demokratik”.

Liri për Çaushin i cili betimin e deputetit që e ka dhënë po e respekton deri në shkronjen e fundit!!!