Bayerni publikon listën e lojtarëve për sezonin e ri (Foto)

Skuadra kampione e Bundesligës, Bayern Munchen do të ketë një sezon ndryshe nga ai i kaluar, pasi skuadrën do ta menaxhoj, italiani Carlo Ancelotti.

Menaxheri italian ka përzgjedhur 25 lojtarët për sezonin e ri 2016/2017, përcjell Indeksonline.

Për dallim nga sezoni i kaluar, Bayerni do t’i ketë tre lojtarë të rinj në skuadër, Mats Hummels, Sanchez dhe lojtarin nga akademia që e befasoi Ancelottin gjatë ndeshjeve para-sezonale, Green.

Sigurisht që edhe këtë vit, skuadra e Bayernit mund të quhet si një prej favoriteve për ta fituar Bundesligën gjermane, por me Ancelottin objektivi kryesor do të jetë Liga e Kampionëve.