Erdogan: Po fillojmë një faqe të re bashkëpunimi me Rusinë

epa03961285 Russian President Vladimir Putin (R) and Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan (L) arrive for a press conference during their meeting in St Petersburg, Russia, 22 November 2013. Recep Tayyip Erdogan is on a working visit in Russia on 21-22 November. EPA/ALEXEY NIKOLSKY / RIA NOVOSTI / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia po e fillon “një periudhë shumë të ndryshme në marrëdhëniet me Rusinë dhe se bashkëpunimi në mes të dy vendeve mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve rajonale”.

Erdogani ka bërë këtë deklaratë në Shën Petersburg të Rusisë para takimit me liderin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i parë prej të dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet kur në nëntor Turqia e rrëzoj një aeroplan luftarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë.

Rusia vendosi menjëherë sanksione ndaj Turqisë ndërsa numri i turistëve rusë në bregdetin turk shënoj rënie prej 87 % gjatë këtij viti.

Pak para takimit me Putin, Erdogan ka thënë se ai dëshiron të rifillojë bashkëpunimin me Rusinë në disa sektore.

“Një faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re përfshinë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, ka thënë Erdogan për agjencinë ruse, TASS.

Takimi mbahet pas përkeqësimit të marrëdhënieve në mes të Ankarasë dhe perëndimit, pas grushtshtetit të dështuar në Turqi, ku u vranë 230 persona.

Turqia e akuzon perëndimin se është treguar më e shqetësuar me veprimet e pushtetit në Ankara kundër puçistëve se sa me vet puçin.