Guardiola largon katër lojtarë nga Manchester City (Foto)

Mangala, Bony, Nasri dhe Navas pritet të largohen nga Manchester City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk llogarit në shërbimet e Eliaquim Mangala, Wilfried Bony, Samir Nasri dhe Jesus Navas, të cilët do të largohen nga ‘Etihad Stadium’.

Kështu ka raportuar tabloidi britanik “Daily Mail”. Sipas këtij tabloidi, Guardiola tashmë ua ka kumtuar lajmin katër lojtarëve dhe janë të lirë që të zgjedhin se ku do të vazhdojnë karrierën e tyre.

Kujtojmë se Guardiola ka transferuar në pjesën ofensive lojtarë si Sane, Nolito e Gabriel Jesus.