Haradinaj me thirrje vëllazërore për të gjithë deputetët e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mos votimin e demarkacionit.

“Kam edhe një thirrje, krejt vëllazërore, për të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie politike e partiake, përpara votimit në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.