N’tesull bashkohen Blero dhe Afrona, “hatri” i ditëlindjes (Foto)

Me siguri se dita e martë ka “qetësuar” shumë fansa të shqetësuar me lajmet e fundit për ndarjen e Bleros dhe Afronës. Çifti kontraverz janë pajtuar 1 javë pas ndarjes e cila u përcoll me zhurëm të madhe në media.

Para pak minutash Blero dhe Afrona i kanë bërë përsëri “Follow” njëri tjetrit në Instagram ndërsa menjëherë kanë filluar edhe të i pëlqejnë fotot njëri tjetrit.

Afrona sot feston ditëlindjen dhe siç duket ky fakt e ka shtyer çiftin drejt ribashkimit

Mbase ky mund të quhet lajm i “madh” i muajit gusht pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike!

TEMAT: