Policia e Kosovës ka shpërthyer mjetin në shtëpinë e Murat Mehës

Policia e Kosovës në këto momente ka arritur që të shpërthej mjetin në shtëpinë e Murat Mehës. 

Policia e Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Murat Mehës, Kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Në këtë momente është bllokuar një pjesë e rrugës ‘Isa Boletini’ afër shtëpisë së Murat Mehës.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit dhe ambulanca. Sapo ka arritur edhe forenzika.

Florie Ahmeti nga Policia e Kosovës  ka konfirmuar se në oborrin e një shtëpie në lagjen Dardania në Prishtinë dyshohet për një mjet shpërthyes.

Fotografi nga vendi i ngjarjes.

Image
Image
Image

 

Image